“MIQTË QË KRIJOVA NË BBVIP”/ Fifi rrëfehet si asnjëherë më parë: E kam qejf si lojtar, është 21 vite… – AlpeGossip
“MIQTË QË KRIJOVA NË BBVIP”/ Fifi rrëfehet si asnjëherë më parë: E kam qejf si lojtar, është 21 vite…

“MIQTË QË KRIJOVA NË BBVIP”/ Fifi rrëfehet si asnjëherë më parë: E kam qejf si lojtar, është 21 vite…

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka qenë një nga banoret më të komentuara të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas daljes nga “Big Brother VIP” ajo ka dhënë një intervistë gjatë një spektakli të reality show, por pa folur rreth banorëve të tjerë.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Fan Club BB VIP”, ku përveç rrugëtimit të saj brenda shtëpisë, foli edhe për miqtë që ka krijuar aty.

“Kam bërë miq, Kledin, shumë e lumtur që kam njohur një njeri si ai, i pastër, i saktë, shumë nice. Bushin tem, nëse në atë shtëpi janë futur 20 e ca banorë në kohën që isha unë, i vetmi banor që më ka mbështetur e mbrojtur është bushi. Kur më shikonte se kam pi 4 birra, më thoshte pastaj jo bush.

Pastaj Donaldin që e kam pas takuar vetëm 1 herë. Romeon e kam pas shumë shok e kisha pak kohë që nuk flisja me të. Kur e pashë Donaldin thashë po tani, e muajin e parë kam pasur përplasje me të”, u shpreh këngëtarja e njohur.

Ndërsa kur u pyet se pse nuk përshëndeti Ilirin dhe Arjolën gjatë spektaklit të Vitit të Ri, Fifi tha se balerinin nuk e përshëndeste dot pas atyre që kishte thënë.

“Ilirin nuk e përshëndes kur mendon se aktroj për një gjë timen shëndetësore, edhe pse kërkoi falje. Jo se e kam kuptuar pas se nuk ke aktruar, por të ka rënë të fikët vërtetë.

E kam qejf si lojtar, se di ta nxjerrë vetën nga situata ma së miri në botë. Iliti është 21 vite më i madh se unë, mundet me qenë babai im. Ai ka me dit me e nxjerr situatën ma mirë se unë. Ndoshta edhe ai ka qenë si unë kaq ekspresiv kur ka qenë në moshën time, ose unë si ai kur të shkoj në moshën e tij

Arjolën nuk e përshëndeta, se isha atë natë në koncert dhe nuk e dija se si ka shkuar rrjedha e spektaklit. Kur shkova më tha Paloma se e kam përshëndetur unë dhe përshëndeta ata që i kam xhan”, përfundoi Fifi.