THYENI RUTINËN/ Shihni 4 mënyra për seks më të mirë dhe të egër – AlpeGossip
THYENI RUTINËN/ Shihni 4 mënyra për seks më të mirë dhe të egër

THYENI RUTINËN/ Shihni 4 mënyra për seks më të mirë dhe të egër

Ndryshoni rutinën e lodhshme në shtrat. Edhe pse hormonet shterohen me moshë, nëse ushqeni pasionin, kjo mund të rindezë zjarrin në lidhjen tuaj. Provoni këto katër sugjerime që të ktheni nxehtësinë në dhomën e gjumit.

Planifikoni

Koha ka një zakon: ajo ecën shpejt, dhe mbushet me aktivitete të cilat ne nuk i planifikojmë (edhe nëse është të parët televizor). Nëse doni të përmirësoheni si dashnorë për partnerin tuaj, planifikoni aventurat tuaja kështu që të mos keni plane tjera në atë kohë. Të planifikosh kur do bëni dashuri krijon emocion dhe interes. Nuk duhet të shkoni ne një vend të veçantë apo të bëni diçka speciale. Thjesht arranzhoni një natë, mëngjes apo pasdite nëse ditët tuaja janë të lira, vetëm për njëri-tjetrin.

Ndryshoni rutinën

Nëse ka një kohë të gjatë që jeni më partnerin tuaj, ka shumë shansa që keni krijuar një rutinë kur bëhet fjalë për seksin. Herën tjetër që e gjeni veten duke filluar ritualin tuaj të zakonshëm, ndaloni dhe bëni një ndryshim, shkruan Shije. Nuk duhet të jetë diçka shumë e madhe. Bëni një dush së bashku në vend se ndaras, ndizni qirinj me aromë, apo masazhoni njëri-tjetrin me vajëra truporë,vishni diçka që do befasojë partnerin tuaj kur shkoni në shtrat, mundësitë për ndryshim janë të panumërta.

Ngadalësojeni ritmin

Edhe pse është e natyrshme për trupin që të ngadalësohet, truri juaj mund t’ju thotë që të vazhdoni në një ritëm më të shpejtë. Relaksohuni dhe shijojeni udhëtimin. Eksploroni mënyra të reja që të stimuloni partnerin, dhe lërini gjërat të marrin ritmin e vet.

Ndryshoni pozicionet

Ndonjëherë problemet me shëndetin i bëjnë pozicionet që ju pëlqenin më parë të pamundura dhe të dhimbshme. Por bëhuni kreativë dhe eksploroni pozicione të ndryshme me të cilat ndiheni rehat. Kjo humb parashikueshmërinë e aktiviteteve të tilla dhe është më argëtuese për partnerin.