“NË INSTAGRAM MUND TË FITOSH MBI 1 MIJË EURO”/ Ditea Berisha zbulon si të jesh një influencer! – AlpeGossip
“NË INSTAGRAM MUND TË FITOSH MBI 1 MIJË EURO”/ Ditea Berisha zbulon si të jesh një influencer!

“NË INSTAGRAM MUND TË FITOSH MBI 1 MIJË EURO”/ Ditea Berisha zbulon si të jesh një influencer!

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Ditea Berisha. Ajo na ka folur më shumë mbi të qenurit një influencer dhe sa para mund të fitohen realisht nëpërmjet “Instagram”-it.

Pjesë e intervistës:

A ja vlen të merresh me këtë gjënë dhe pse?

Për t’ja vlejtur, ja vlen nëse di ta bësh ashtu siç duhet. Ka të ardhura të mira, krijon kontakte të mira me njerëz dhe në fund të ditës është diçka që unë të paktën e bëj se e kam qejf dhe pasion.

Në ndryshim nga ti dhe Sarah, ku diferencoheni ju të dyja në llojin e kontentit që paraqisni?

Pak a shumë paraqesim një kontent të njëjtë, duke qenë se jemi për fashion influencer dhe merremi më shumë me pjesën e rrobave, scin care e te tjerë. Ne jemi dy tipa të ndryshme, unë jam më introverte si karakter, ndërsa Sarah është më ekstroverte. Ajo ka dhe pak më shumë kohë që merret me këtë gjë dhe është më e lirshme, më e komunikueshme me ndjekësit e saj.

Shumë të rinj kanë dëshirë të bëhen pjesë e botës së “Instagram”-it, në aspektin e biznesit dhe punës. Si funksionon? Si mund ta kthejmë “Instagram”-in sa më profesionale?

Unë dhe Sarah e bëjmë si punë të mirëfilltë. Domethënë ne mbahemi nga kjo punë, përveç bizneseve të vogla që unë dhe Sarah mund të kemi. Kur ka nisur si gjë, ka nisur si hobi.

Kur unë erdha nga Italia, Sarah e kishte nisur dhe deri diku unë e kam pasur rrugën e shtruar. Më pas, duke qenë se gjëja u bë më serioze , normalisht që unë hapa NIPT, ashtu edhe Sarah.

Cila është një shifër që mund të hyjë te shifrat e mira që mund të jesh paguar? Për të kuptuar se sa fitohet nga “Instagram”

Duke marrë parasysh se sa ndjekës kam dhe sa kohë kam që merrem me “Instagram”-in, mund të jetë një shifër me 3 zero

E kalon 1000 euro?

Po, për një postim

Ndodh përherë apo në bazë të biznesit që të kontakton?

Varet nga biznesi dhe fushata. Unë dhe Sarah pretendojmë të fitojmë me kompani të mëdha.