KËRKOHEJ NGA E GJITHË BOTA/ Bëhet i “gjallë” babai që luante me vajzën para katedrales “Notre Dame” – AlpeGossip
KËRKOHEJ NGA E GJITHË BOTA/ Bëhet i “gjallë” babai që luante me vajzën para katedrales “Notre Dame”

KËRKOHEJ NGA E GJITHË BOTA/ Bëhet i “gjallë” babai që luante me vajzën para katedrales “Notre Dame”

‘Bëhet i gjallë’ babai me vajzën të cilët i kërkonte e gjithë bota pas djegies së Notre-Dame.

Fotografia e babait dhe vajzës duke luajtur para Katedrales Notre-Dame disa minuta para se të shpërthenin flakët u bë virale, ku të gjithë nisën kërkimet për të dy.

Brooke Windsor, një turiste 23-vjeçare që bëri fotografinë tha se burri e kontaktoi nëpërmjet Twitter-it duke e falenderuar për foton e bukur.

Në një postim në Twitter, fotografja shkruan: Kërkimi përfundoi. Fotografia ka arritur tek babai dhe familja. Ai ka zgjedhur që të mbetet anonim për shkak të tragjedisë dhe më shkruajti: ‘Faleminderit sërish për fotografinë e bukur, ne do gjejmë një vend special për të.’ Falenderoj çdo person që ka shpërndarë fotografinë dhe për fjalët e mira.”

Brenda një kohe të shkurtër postimi i Brooke ku i kërkonte babain me vajzën u bë 105 mijë herë share nga njerëz në të gjithë botën.