KËTO KËSHILLA DO TJU DUHEN/ Si ta aplikoni fondatinën aq mirë, sa të duket sikur s’jeni lyer – AlpeGossip
KËTO KËSHILLA DO TJU DUHEN/ Si ta aplikoni fondatinën aq mirë, sa të duket sikur s’jeni lyer

KËTO KËSHILLA DO TJU DUHEN/ Si ta aplikoni fondatinën aq mirë, sa të duket sikur s’jeni lyer

Të gjesh fondatinën e duhur është gjysma e parë e punës. Gjysma tjetër është ta aplikosh si një profesionist.

Krijoni një bazë të shkëlqyeshme

Që lëkura duhet të jetë e pastër dhe e hidratuar, kjo s’do mend. Që ta çoni grimin në një tjetër nivel, shtoni shkëlqim. Grimieret e yjeve të Hollywood-it këshillojnë përdorimin e një maske prej letre që i përshtatet llojit të lëkurës: me trëndafil për lëkurat e yndryshme, me aloe vera për të thatat dhe me çaj jeshil për të inflamuarat. Pas maskës, masazhoni lëkurën ngadalë për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të ulur enjtjet.

Përgatitni lëkurën si të jetë nevoja

Dilema mes përdorimit të një primer-i ose jo është e pazgjidhshme. Violette përdor sa më pak të jetë e mundur, vetëm në zonat e fytyrës që kanë nevojë për të: në ballë, anash hundës, anash gojës. Aplikojeni me gishta, ngadalë dhe me kursim.

Aplikoni në qendër, pastaj në anë

Aplikoni fondatinë vetëm në zonat ku është mëse e nevojshme. Nisni në qendër të fytyrës, më pas në mollëza e me ngadalë shpërhapni për jashtë. Një zonë që s’duhet shmangur është anash gojës, e cila ka shpesh nëntone të verdha dhe hije. Që të sigurohet që të duket sa më natyrale, mos aplikoni në anë të hundës.

Mos lyeni, çukisni

Pavarësisht mjetit që po përdorni, furçë, sfungjer, gishta, nuk duhet të lëvizni asnjëherë sikur po lyeni murin me bojë. Me goditje të lehta si çukitje, shpërhapni fondatinën gradualisht.

Ndriçoni aty ku bie dielli

Për dimension, ndriçoni me highlighter zonat e larta të fytyrës ku dielli bie natyralisht, si mollëzat, tëmthat dhe sipër buzës. Zgjidhni konsistenca kremoze që bëjnë lëkurën të duket e freskët sikur s’ke vënë asgjë në të.

Hiq, pastaj shto

Pasi të keni bërë gjithë hapat e mësipërm, përdorni fleta specifike për të hequr yndyrën e tepërt nga disa zona të fytyrës. Zakonisht mjekra, hunda dhe mesi i vetullave mbledhin shumicën e yndyrës. Pastaj mund të vini çdo gjë në vend me pudër të lirshme dhe transluçente. Apolikoni pak dhe lehtë.