“KA HUMBUR GJITHÇKA”/ Jordyn Woods thyen heshtjen pas skandalit të tradhtisë me Tristan Thompson – AlpeGossip
“KA HUMBUR GJITHÇKA”/ Jordyn Woods thyen heshtjen pas skandalit të tradhtisë me Tristan Thompson

“KA HUMBUR GJITHÇKA”/ Jordyn Woods thyen heshtjen pas skandalit të tradhtisë me Tristan Thompson

Nëse pyesni veten sesi po e përballon Jordyn Woods dëbimin nga familja Kardashian/Jenner, përgjigja është: Aspak mirë!

Ajo u akuzua se flirtoi dhe u puth me ish-partnerin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson, duke shkaktuar një dramë të dyfishtë mes motrave, pasi Jordyn ishte edhe shoqja e ngushtë e Kylie Jenner.

Sipas një burimi për “E! News”, ajo po përjeton një makth dhe është shumë e shqetësuar, sepse e di që ajo ka humbur gjithçka dhe jeta e saj nuk do të jetë kurrë më e njëjtë.

I njëjti burim sqaroi se, Jordyn është e shkatërruar dhe ndihet tërësisht e humbur. Ajo është munduar që të lidhet me Khloe-n, që t’i sqaronte situatën se ishte vetëm një gabim, por nuk e ka pasur të mundur.

Jordyn është përpjekur që t’i kërkojë falje Khloe-s, Kylie-t dhe Kris-it, disa herë pas publikimit të lajmit për tradhtinë.

“Ajo donte të kërkonte falje dhe të rregullonte gjithçka. Ajo kaloi gjithë natën duke qarë me nënën dhe motrën e saj”, tha një tjetër burim.

Nga ana tjetër ajo bëri reagimin e saj të parë publik lidhur me lajmin.

“Faleminderit që erdhët dhe më mbështesni pavarësisht gjithçkaje që po ndodh”, u shpreh Jordyn gjatë eventit të organizuar për prezantimin e linjës së saj për qerpikët.