HABIT Ana Kauri: Kushdo parti politike të legalizoj shtëpitë publike do i votoj – AlpeGossip
HABIT Ana Kauri: Kushdo parti politike të legalizoj shtëpitë publike do i votoj

HABIT Ana Kauri: Kushdo parti politike të legalizoj shtëpitë publike do i votoj

Ana Kauri, disa javë më parë kërkoi largimin e saj nga “Për’puthen” pasi tha që kishte marrë zhgënjime të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit. Ajo u përball me Rinianin, djalin që kishte një pëlqim por refuzoi takimet me të, duke i shpjeguar si i kishte ndikuar asaj rrugëtimi në “Për’puthen”.

Edhe pas largimit, Ana vijon të jetë në qendër të mediave rozë dhe së fundmi ishte e ftuar në emsionin “E diell”, ku tregoi se është pro legalizimit të shtëpive publike.

“Jam pro legalizimit të shtëpive publike. Duke qenë se jemi në prag zgjedhjesh, unë nuk jam me asnjë parti, por nëse do kishte një parti që do legalizonte shtëpitë publike, do e votoja këtë parti. Është një fenomen që ndodh dhe pse mos ta pranojmë”, u shpreh ajo.

Më herët në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, Ana është rrëfyer për herë të parë pa dorashka, duke treguar çfarë i ka ndodhur gjatë kohës që ishte në “Për’puthen”.

Ish-konkurrentja ka pohuar se ka marrë kërcënime nga më të ndryshmet.

“Kanë qenë kërcënime në Instagram të tipit pse bën ti kështu, të njohim shumë mirë se kush je ti, ti je ndryshe, nuk je ky njeri që hiqesh, ne do të demaskojmë, do të nxjerrim foto, do të të vrasim, do të të presim…”, tha Ana.