DUETI PERFEKT/ Aurela dhe e bija këndojnë këngën e Stresit dhe Eli Farës (VIDEO) – AlpeGossip
DUETI PERFEKT/ Aurela dhe e bija këndojnë këngën e Stresit dhe Eli Farës (VIDEO)

DUETI PERFEKT/ Aurela dhe e bija këndojnë këngën e Stresit dhe Eli Farës (VIDEO)

Siç dihet këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave, Grace dhe Abigail. Ajo publikon shpesh momente pranë tyre në rrjete sociale dhe vogëlushet janë bërë mjaft të njohura e të dashura për publikun.

Të dyja vajzat ecin në hapat e nënës së tyre dhe e kanë treguar dashurinë që kanë për muzikën. Ndonëse vetëm 3 vjeç, Abigail është shumë e dhënë pas këngës dhe është në gjendje t’i memorizojë fjalët e teksteve. Së fundmi, Aurela ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video duke kënëduar së bashku me të voglën, këngën “Bohem”  nga Eli Fara dhe Stresi.

“Ne të dyja kemi orarin e këngës mbas orës 12 të natës. Edhe me këtë rast këndojmë edhe këngën e shoqes së mamit. Eli Fara edhe pak, duet po të la Stresi”, ka shkruar këngëtarja krahas videos së ëmbël.