ME FOTON E VEÇANTË/ Lediani tregon sa krenar është për suksesin e Elhaidës – AlpeGossip
ME FOTON E VEÇANTË/ Lediani tregon sa krenar është për suksesin e Elhaidës

ME FOTON E VEÇANTË/ Lediani tregon sa krenar është për suksesin e Elhaidës

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, dhe balerini Lediani Agalliaj nisën romancën e tyre gjatë spektaklit “Dancing With the Stars”, ku ata ishin një nga çiftet konkurrente.

Mirëpo në rrjet nisi të aludohej për një krizë në marrëdhënien e tyre. Madje disa ditë më parë këngëtarja u pyet gjatë një interviste nëse është takuar me Ledianin dhe ajo u përgjigj se për shkak të angazhimeve të shumta që ka pasur kohëve të fundit ata nuk kanë mundur të qëndrojnë shumë bashkë.

Me foton e veçantë, Lediani tregon sa krenar është

Të dielën mbrëma u dha muzikali francez ku trupa ndërkombëtare luajti në kryeqytet, ndërsa rolin e Esmeraldës e kishte Elhaida. E teksa spektakli përfundoi me sukses, duket se në prapaskenë këngëtaren e ka pritur mbështetësi i saj më i madh i cili ishte Lediani.

Ai postoi sot një foto duke u puthur me Elhaidën, e në përshkrim shkruan: “Me Esmeraldën”.