Vajza na vjen keq, këngëtari simpatik shqiptar sapo u martua (FOTO) – AlpeGossip
Vajza na vjen keq, këngëtari simpatik shqiptar sapo u martua (FOTO)

Vajza na vjen keq, këngëtari simpatik shqiptar sapo u martua (FOTO)

Kënga “Sikur ajo” është projekti më i fundit nga Enis Bytyqi, një nga këngëtarët shqiptarë më në zë vitet e fundit. Enisi nuk është vlerësuar vetëm për talentin, por shumë vajza çmenden pas tij pasi ai është vërtet shumë simpatik.

Mirëpo siç njoftojnë mediat kosovare Enisi i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij Rina. Çifti kanë bërë një ceremoni private ditën e djeshme dhe kanë arritur të sigurohen vetëm pak foto.

“Infokusi” ka publikuar dy foto, një ku shihen duart e çiftit duke treguar unazat dhe një tjetër ku shihet Rina dhe veshja e saj në këtë ditë të veçantë.

 

Rina, partnerja e Enisit ka qenë pjesë e disa videoklipeve të tij, megjithatë dyshja nuk kanë preferuar të flasin deri më sot për jetën e tyre private.