Eleni Foureira rrëfen këshillat e gjyshes shqiptare: Çupë si je, duhet të martohesh… – AlpeGossip
Eleni Foureira rrëfen këshillat e gjyshes shqiptare: Çupë si je, duhet të martohesh…

Eleni Foureira rrëfen këshillat e gjyshes shqiptare: Çupë si je, duhet të martohesh…

Eleni Foureira është kthyer ndër këngëtaret më të dashura pas pjesëmarrjes së saj në Eurovision, ku u rendit në vendin e dytë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ndaloi edhe në Tiranë për të performuar pak ditë më parë, si pjesë e turit të saj në Europë. Në një intervistë për “Jonida Podcast”, Eleni rrëfeu detaje nga jeta e saj në emigracion dhe u ndal edhe tek këshillat e gjyshes shqiptare.

“Unë do them tani në kamera: Nëna dhe gjyshi të puth shumë tek Vlora. Nëna më merr në telefon dhe më thotë: Çupë si je? Duhet të martohesh. Të gjesh një burrë të mirë. Por kur flas me të në shqip, nuk e kuptoj, prandaj i them mamit. Nënë, karrierë tani. Jam fokusuar në atë që po ndodh tani me mua, por nëse do mund të gjesh kohë për të gjitha”, tha Eleni.

Ndërkohë zbuloi se po punon për një projekt anglisht, që do të jetë kënga e parë që do vijë në treg në shtator për publikun ndërkombëtar.