Keni dëgjuar për trendin më të ri të internetit? Prej pak ditësh në rrjete sociale qarkullon një sfidë e rrezikshme e cila ka si mjet kryesor prezervativin.
Adoleshentët, vendosin kondomin në hundë dhe e thithin atë derisa ta nxjerrin nga goja. Poo! Dhe është po kaq e frikshme sa duket!
E ashtuquajtura sfidë, mund të rezultojë në fakt shumë e rrezikshme. Pasi panë me qindra video si kjo e mëposhtmja në YouTube, ekspertët vënë alarmin se e gjithë kjo duhet të ndalojë.
Përthithja e tij me hundë mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen dhe jo vetëm.
Çfarë kuptimi ka e gjithë kjo, ende nuk e dimë, por të rinjtë janë fiksuar dhe gjëndja është bërë alarmante.
Përveç një incidenti me frymëmarrjen, nga përthithja e prezervativit, mund të rrezikohesh nga infeksioni apo alergjitë e ndryshme. Edhe nëse e gjithë kjo sfidë përfundon me sukses, mos e bëni!
Është më shumë se e dhimbshme!
Burimi:Women’s Health