Postimet e fundit të Arbana Osmanit dhe Xhemi Shehut në rrjete sociale kanë tërhequr shumë vëmendjen e ndjekësve.
Dy mikeshat e ngushta diçka po përpiqen të na thonë, mirëpo na kanë bërë konfuzë të gjithëve.
Siç të gjithë e dimë, Xhemi u largua këtë sezon televiziv nga “Top Channel” dhe momentalisht s’ka asnjë projekt në ekran. Mirëpo, diçka e bukur duket se po vjen!
Ditën e djeshme, Arbana tregoi nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram se e kishte marrë dhuratën e Krishtlindjeve nga Xhemi.
Teksa të gjithë po aludonin rreth një shtatzënie të Xhemit, sot moderatorja hodhi një tjetër dyshim tek ndjekësit me postimin e fundit.
“My movie star (Ylli im i filmave)”- shkruan Arbana krahas fotos dhe prisni të shihni edhe komentet e Eduartit!
“Këtë pamje do keni në rol tek filmi”- shkruan ai.
“Ja sa të lind”- ia kthen Xhemi me humor (bazuar tek lajmet për shtatzëninë e saj të mundshme).
“Lindjen e kemi në film”- shkruan Eduarti.
A doni më?
Tashmë është në dorën e Xhemit të shuajë njëherë e mirë të gjitha dyshimet!