NË 8 MARS/ Tuna sjell surprizën madhështore për të gjitha gratë (FOTO) – AlpeGossip
NË 8 MARS/ Tuna sjell surprizën madhështore për të gjitha gratë (FOTO)

NË 8 MARS/ Tuna sjell surprizën madhështore për të gjitha gratë (FOTO)

Këngëtarja e dashur për publikun Tuna Sejdi është padyshim një ndër më të komentuarat, jeta private e së cilës merr vëmendjen e të gjithëve. Ajo që pas bashkëpunimit me Seven Saraçi në këngën “Maria” ka qëndruar larg muzikës dhe jo më kot.
Së fundmi është zbuluar se Tuna gjatë kësaj periudhe ka qenë e fokusuar në krijimin e albumit të saj të ri. Albumi do të titullohet “Fortuna” dhe sipas një posteri të shpërndarë nga fansat e këngëtares, promovimi i këngëve të albumit do të bëhen pikërisht në datën 8 mars në ditën e gruas.

Siç dihet Tuna në këngët e saj shpesh herë jep mesazhe për figurën e gruas dhe me siguri ky album do të ketë këngë dedikuar femrës dhe për këtë arsye këngëtarja ka zgjedhur që ta sjell si një dhuratë për të gjithë gratë shqiptare.