SËRISH PROBLEME MES TYRE/ Angelina e përjashton Pitt nga ky moment i rëndësishëm i djalit të tyre (FOTO) – AlpeGossip
SËRISH PROBLEME MES TYRE/ Angelina e përjashton Pitt nga ky moment i rëndësishëm i djalit të tyre (FOTO)

SËRISH PROBLEME MES TYRE/ Angelina e përjashton Pitt nga ky moment i rëndësishëm i djalit të tyre (FOTO)

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë shumë të lumtur sepse djali i tyre, Madoxx, sapo ka nisur universitetin. Megjithatë burime pranë ‘Hollywoodlife’ kanë treguar se Brad ndihet shumë i përjashtuar nga këto momente të rëndësishme të djalit të tij.

Ndonëse problemet për kujdestarinë e fëmijëve u zgjidhën disa javë më parë, Angelina ka vendosur ta lërë jashtë këtyre momenteve ish partnerin e saj, Pitt.

Kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për aktorin, i cili ka dëshiruar të jetë më shumë pranë fëmijëve të tij.

Pavarësisht gjithë përpjekjeve të Brad, Jolie ka zgjedhur të kalojë kohën më të madhe me fëmijët e saj, duke i dhuruar atyre momente shumë të gëzueshme, por duke lënë gjithmonë jashtë tyre Brad Pitt.