NJË TEZE ME FAT/ Lori Hoxha e nis mëngjesin me ëmbëlsi, poston FOTON e veçantë me Romanin – AlpeGossip
NJË TEZE ME FAT/ Lori Hoxha e nis mëngjesin me ëmbëlsi, poston FOTON  e veçantë me Romanin

NJË TEZE ME FAT/ Lori Hoxha e nis mëngjesin me ëmbëlsi, poston FOTON e veçantë me Romanin

Diçka e dimë të sigurt! Lori Hoxha është tezja më cool dhe dimë të themi lum London dhe Roman që e kanë!

Trashëgimtarja e “Top Channel” na kënaq herë pas here me postime të nipërve të saj në rrjete sociale. Megjithëse të voglin Roman, djalin e dytë të familjes nuk e kishim parë shpesh, tashmë duket se do të kemi vazhdimisht foto të tijat.

Kjo pasi Sara e ka bërë zemrën “gur” dhe vendosi të ndajë disa ditë më parë me publikun portretin e të birit.

Ky moment sigurisht që u “shfrytëzua” nga Lori, e cila ka realizuar sfidën e pyetjeve me foto në InstaStory.

Dikush i ka kërkuar trashëgimtares së “Top Channel” të publikojë një foto me Roman dhe ajo ia plotësoi dëshirën.

“Ti dhe Romki”- është fotoja që ka kërkuar ndjekësi, pasi ky është emri me të cilin Lori e thërret nipin e saj.

Në muajin tetor i vogli i familjes Liço festoi 1-vjetorin e lindjes, për të cilën mami Sara dhe babi Ledioni u kujdesën që të ishte shumë speciale.

Madje dy ditë më parë Sara publikoi në InstaStory edhe një foto të ëmbël të Roman nga Krishtlindjet e kaluara.

Mesa duket, trashëgimtarja e “Top Channel” ka vendosur të ndajë më shpesh me ndjekësit në rrjete sociale momente me të vegjëlit e saj.