U IMITUAN NË “PORTOKALLI”/ Si reaguan VIP-at ndaj aktorëve. Nga Rudina Magjistari tek… (FOTO) – AlpeGossip
U IMITUAN NË “PORTOKALLI”/ Si reaguan VIP-at ndaj aktorëve. Nga Rudina Magjistari tek… (FOTO)

U IMITUAN NË “PORTOKALLI”/ Si reaguan VIP-at ndaj aktorëve. Nga Rudina Magjistari tek… (FOTO)

Portokalli eshtë prej vitësh një ndër emisionet më të ndjekura të humorit ne vend.

Batutat e shumta, pasqyrimi i fenomeneve të jetës reale si dhe imitimi i disa prej figurave më të famshme të ekranit e bëjnë këtë emision kaq të ndjekur nga publiku.

Megjithatë të imitohesh nga dikush jo gjithnjë mund të pritet me sportivitët, ashtu si ka dhe nga ata njerëz të cikët e konsiderojnë dicka fare të natyrshme madje u pëlqen që të lakohen aq shumë në një emision  të ndjekur duke u rritur  numrin e ndjekësve.

Ashtu si gjithçka tjetër , ka njerëz që e pranojnë por ka dhe nga ata qe reagojnë menjëherë duke shprehur pakënaqësinë.

Komentet e tyre bëjnë bujë në median online por ka dhe rase kur midis aktorëve dhe personave të imituar lindin debate për mënyrën se si interpretohen veprimet apo dicka që është thënë.

AlpeNews.al ju njeh me të gjitha debater e ndezura nga figura të njohura të ekranit pikërisht nga imitimi i aktorëve të Portokallisë:

Edi Manushi

I pakënaqur nga imitimi i Rezart Veleshnjës, Edi Manushi u shpreh live gjatë emisionit me këto fjalë:

“Me kërkesën e publikut do të merrëm pak me “Portokallinë”. Ky jam unë, ky ka dështuar komplet”, u shpreh ai.

Ylli Baka

Këngëtari i njohur gjatë një interviste në një emision u shpreh kështu për imitimin nga Gaz Paja:

 “ Është shumë i talentuar, nuk e di pse më duket sikur do të këndojë edhe ky. Sikur po e shoh që do të bëjë një ‘Baftjar’ të dytë me atë Ylviun, por më duket se nuk e bën dot. Kurse për atë pjesën tjetër, unë këndoj, por jo gjithë ditën siç thotë ai. Unë do t’i këndoja diçka Gazit tani në mëngjes, që në mëngjes mezi këndon edhe gjeli ‘O Gazi t’u bëfsha unë, mor u merr more me këto punë’. Nuk më ka ardhur keq me këtë imitim, i them vetëm mos e trash shumë se nuk shkon”.

Renato Mekolli

Shefi i njohur i kuzhinës i cili po merr vëmendje të madhe nga sjellja e tij në “Hell’s Kitchen”, mesa duket e ka pritur me sportivitet imitimin që iu bë në “Portokalli”.

“Ka tolerancë fetare, por ka edhe tolerancë artistike. Gaz Paja më në fund kam gjetur sozinë time që të çlirohem nga kaq shumë angazhime që kam.” -shkruan ai krahas fotos me aktorin Gaz Paja.

Rudina Magjistari dhe Elton Ilirjani

Ditën e djeshme tek emisioni i pasdites”Rudina” ishte i ftuar biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani. Të dy ata, si Rudina ashtu edhe Eltoni u imituan nga aktorët e Portokallisë dhe vendosën ta shihnin së bashku videon.

“Shikoje pak se si na kanë imituar te “Portokallia” ne të dyve. Është një program që ne e kemi realizuar pak kohë më parë. Më kanë imituar mua dhe ty” ,– tha Rudina duke ndjekur me të qeshur një sekuencë nga ajo pjesë e “Portokallisë”.

Duke qeshur me rolin e saj, por më shumë me rolin e Ilirjanit, ajo tha: “Në fakt, ti ishe ai që ke spikatur në këtë rast më shumë, sepse edhe nga komentet këtë vura re. Ishte një personazh i arrirë” – tha Rudina ndër të tjera, duke e lënë pak mënjanë rolin e saj.

Ardit Gjebrea 

Edhe moderatori i njohur e ka pritur mirë imitimin e tij nga aktori i njohur i “Portokalli”, Rezart Veleshnja. Gjatë takimit rastësor me Arditin në avion Rezarti ka shkrepur një foto dhe e ka shpërndarë më pas në Instagram duke shkruar:

“Më në fund u bashkuam! Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund”.