JU KA NDODHUR? Arbana Osmani tregon pjesën më të sikletshme të sajën gjatë një udhëtimi (FOTO) – AlpeGossip
JU KA NDODHUR? Arbana Osmani tregon pjesën më të sikletshme të sajën gjatë një udhëtimi (FOTO)

JU KA NDODHUR? Arbana Osmani tregon pjesën më të sikletshme të sajën gjatë një udhëtimi (FOTO)

Në muajin tetor të vitit të shkuar, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Diell. Ajo dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, kishin treguar prej kohësh se dëshironin t’i vendosnin një emër shqiptar, ndaj zgjodhën pikërisht emrin Diell.

Që pas ardhjes në jetë të Diellit, jeta e Arbanës ka ndryshuar plotësisht dhe tashmë dita e saj është plotësisht e zënë. Përveçse një mama me kohë thuajse tërësisht të plotë, Arbana merret edhe me emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur”, ndaj e ka të pamundur të bëjë aktivitete qejfi.

Sot, moderatorja është nisur për një udhëtim pune dhe ka gjetur pak kohë për t’ju përgjigjur ndjekësve në rrjete sociale. Pyetjet drejtuar Arbanës sot sigurisht që ishin për udhëtimet, ndërsa dikush i ka kërkuar asaj të tregojë situatën më të sikletshme gjatë një udhëtimi.

Kështu, moderatorja ‘ka hapur thesin’ dhe ka treguar pa dorashka një skenë epike!

“Para ca vitesh, në një kthim nga Dubai në Stamboll, humba avionin duke qenë tek gate. (Mos pyesni si, akoma nuk e kam marrë vesh si u nis pa e marrë vesh unë.)”

shkruan ajo me humor.

Po juve ju ka ndodhur ndonjë situatë e tillë?