E FEJUAR ME NJË BIZNESMEN APO ME MJEK? Alesia Bami tregon publikisht si qëndron e vërteta (VIDEO) – AlpeGossip
E FEJUAR ME NJË BIZNESMEN APO ME MJEK? Alesia Bami tregon publikisht si qëndron e vërteta (VIDEO)

E FEJUAR ME NJË BIZNESMEN APO ME MJEK? Alesia Bami tregon publikisht si qëndron e vërteta (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë është komentuar gjërësisht lajmi se është fejuar Alesia Bami. Ka mjaftuar deklarata e saj “Do të fejohem”, në rubrikën “Trotuar” dhe të gjithë filluan që të spekulonin.

Të shumta ishin lajmet në lidhje me profesionin e të dashurit të Alesias. Disa mendonin se ajo ishte fejuar me një bizensmen, ndërsa të tjerë mendonin se ishte e fejuar me një mjek.

E ftuar ditën e sotme ttek “Shqipëria Live” ajo iu ka dhënë fund njëherë e mirë fjalëve që kanë dalë për të duke treguar si qëndron e vërteta.

“Në jetën time nuk ka asnjë të fejuar”, u shpreh Alesia duke shtuar se për momentin ajo është single.

Balerina e njohur tha se frazën “Do të fejohem”, e ka pasur në formë shakaje.

Alesia tregoi ndër të tjera se mendoi që t’i hidhte në gjyq mediat që kishin shkruar për të, por më pas ndërroi mendje për faktin se sipas saj nuk kanë faj kompanitë mediatike për një “pseudogazetar” siç i përkufizoi balerina gazetarët që kanë aluduar për të.

Balerina tregoi se gjithmonë është ndjerë e paragjykuar nga mediat dhe se kanë hedhur gjatë gjithë kohës baltë mbi figurën e saj.

“Kur hodhën baltë mbi atë që unë kam arritur vetë dhe familja ime më ka ndihmuar, normal që nuk më erdhi mirë. Në fakt fejesa nuk është se më ka bezdisur, sepse ato që e kanë parë nga fillimi e dinë që ishte shaka. Nuk ka asgjë të keqe, kur e ke bërë në plan që gjërat janë familjare. Hedhin baltë mbi atë gjë që kam krijuar vetë kjo më bezdis, sepse është një shpifje. Mirë që nuk jam e fejuar, por kanë dashur të baltosin emrin tim. Nuk e zgjata si gjë me anën ligjore sepse kompanitë padashur punësojnë njerëz që nuk dinë, pseudogazetarë do t’i quaja unë. Këta e kanë kuptuar që Alesia është zemërgjërë dhe duron. Kjo është hera e fundit që duroj shpifje të tilla”, u shpreh Alesia.

Por lajmet mbi fejesën e saj, i ka bezdisur shumë edhe familjarët e saj, pasi sipas saj i kanë marrë prindërit në telefon dhe e kanë pyetur nëse kanë fejuar vajzën.

“Në fakt kjo është për të qeshur sepse filluan telefonatat tek familja ime që e fejuat vajzën? Me pak fjalë i futa pak a shumë në sherr ato të shtëpisë me fisin. Në fakt unë i ruaj shumë traditat. Po ta keni vënë re, unë pak a shumë ditëlindjet i kam bërë si fejesa. Sigurisht që po, kafet e vogla kafet e mëdhaja, do t’i bëja me kënaqësi. Unë nuk kam kompleksa dal unë”, tha Alesia.