NGECI E VARUR NË KATIN E 7-TË TË SPITALIT/ Shpëtohet për mrekulli 4 vjeçarja – AlpeGossip
NGECI E VARUR NË KATIN E 7-TË TË SPITALIT/ Shpëtohet për mrekulli 4 vjeçarja

NGECI E VARUR NË KATIN E 7-TË TË SPITALIT/ Shpëtohet për mrekulli 4 vjeçarja

Ky është momenti dramatik i shpëtimit të një vajze 4-vjeçare që kishte ngecur në murin e një spitali, në katin e shtatë.

Padyshim që mund të quhet njeriu më me fat.

Vogëlushja kishte ngecur në mur, pasi rrobat e saj ishin kapur në disa pengesa aty. Më pas ajo u vu re nga njerëzit, që nxituan ta shpëtonin.

Ajo kishte shkuar për të vizituar babin e saj në Spitalin Phaholpolpayuhasena në rrethin e provincës Mueang, që qëndronte i shtruar në katin e shtatë.

Mediat lokale raportojnë se vajza filloi të ndiqte një hardhucë që e çoi në tarracën e spitalit. Vajza humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti nga ndërtesa por për fat të mirë rrobat e saj ngecën në pjesën metalike ku ishte shkruar emri i spitalit.

Në video shihen 5 infermierë dhe dy zyrtarë të tjerë të spitalit në tarracë që përpiqen të tërheqin vajzën lart. Ndërsa disa njerëz të tjerë u vendosën në ballkon , një kat më poshtë, gjithashtu në përpjekje për ta kapur nëse rrëshqiste.

Dhe vajza shpëtoi për mrekulli, pas infermierët në tarracë arritën ta tërhiqnin lart në mënyrë të sigurt.

“โชคดีที่สุด”ภาพเหตุการณ์เจ้าหน้าที่พยาบาลกำลังช่วยกันดึงตัวเด็กหญิงวัย4ขวบขึ้นมา หลังจากขึ้นไปวิ่งเล่นบนดาดฟ้าของตึก7ชั้นโรงพยาบาลเเห่งหนึ่งแล้วเกิดพลัดตกลงมา โดยเสื้อของเด็กหญิงไปเกี่ยวอยู่ที่ตัว”ต.เต่า” เจ้าหน้าที่ของโรงพยาบาลสามารถช่วยเหลือหนูน้อยขึ้นมาได้อย่างปลอดภัยเครดิต:ขอบคุณเจ้าของภาพครับ

Gepostet von หนุ่ม เมืองนนท์ am Montag, 11. Februar 2019