FALË KARANTINËS/ Kim Kardashian arriti në një përfundim të vetëm – AlpeGossip
FALË KARANTINËS/ Kim Kardashian arriti në një përfundim të vetëm

FALË KARANTINËS/ Kim Kardashian arriti në një përfundim të vetëm

Njësoj si ne edhe VIP-at në të gjithë planetin janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre për të përballuar luftën kundër koronavirusit.

Një pjesë e mirë e tyre i mbajnë ndjekësit e përditësuar në lidhje me rutinën e karantinës përmes rrjeteve sociale. Disa duket se po ja dalin më mirë se ca të tjerë.

Klani Kardashian-Jenner ndodhet në Calabasas, secili në karantinë me familjet respektive, por duket se ajo që po e kalon me më shumë vështirësi izolimin është Kim.

Falë karantinës, Kim arriti në një përfundim të

Nëna e katër fëmijëve, North 6, Saint 4, Chicago 2 dhe Psalm 11 muajsh, thuajse e ka humbur fare. Sepse po jeton e karantinuar me 4 fëmijë nën 7 vjeç dhe kjo për Kim-in është shumë!

“Të qëndrosh në shtëpi me katër fëmijë…Nëse për një çast mendova se mund të doja dhe një fëmijë tjetër kjo s’ka shans të ndodhë më. Eshtë shumë e vështirë, shumë!”- u shpreh Kim gjatë një lidhjeje direkte në programin “The View”.

Pra nëse për ndonjë çast kishte menduar për një bebush të pestë, pas eksperiencës së karantinës, e fshiu komplet si ide.

Një javë më parë, Kim postoi një foto me gjithë familjen ku i përgjërohej fansave t’i jepnin ndonjë ide se si mund të argëtohej brenda mureve të shtëpisë.

Falë karantinës, Kim arriti në një përfundim të

“Kam larë rroba dhe kam gatuar. Kam qenë gjithashtu mësuesja e tyre. Kam një tjetër respekt për mësueset tani. Meritojnë shumë më tepër. Eshtë shumë e vështirë të gjykosh, por duhet ta lësh veten pas dhe të fokusohesh totalisht tek ata (fëmijët).

Pavarësisht vështirësive, Kim tha se po merr më të mirën nga koha që po kalon me fëmijët dhe ata po e shijojnë më shumë nga të gjithë.