E PAPRITUR/ Shpat Kasapi i jep fund beqarisë dhe e kishte mbajtur të fshehtë (FOTO) – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Shpat Kasapi i jep fund beqarisë dhe e kishte mbajtur të fshehtë (FOTO)

E PAPRITUR/ Shpat Kasapi i jep fund beqarisë dhe e kishte mbajtur të fshehtë (FOTO)

Shpat Kasapi mbetet një nga këngëtarët më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në media prej vitesh. Sidomos jeta e tij private ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes dhe atëherë kur nuk pritej, Shpati ka dhënë lajmin e fejesës.

I ftuar në emisionin “Mirage”, këngëtari ka deklaruar se së shpejti do fejohet, por identitetin e vajzës që dashuron e ka mbajtur sekret.

“Jam në një lidhje që do ta zyrtarizoj shumë shpejt. Është koha, u bëra 33 vjeç. Edhe pak do të bëj fejesën. Takohemi rrallë sepse ajo është në Kosovë, unë në Shkup, po kontaktojmë falë Zotit kemi Whatsapp-in”, është shprehur Shpati.