PËR FLOKË TË SHËNDETSHËM/ Një teknikë e re që ju nevojitet, por ekspertët thonë se është… – AlpeGossip
PËR FLOKË TË SHËNDETSHËM/ Një teknikë e re që ju nevojitet, por ekspertët thonë se është…

PËR FLOKË TË SHËNDETSHËM/ Një teknikë e re që ju nevojitet, por ekspertët thonë se është…

Nëse keni qëndruar për shumë gjatë – ku tjetër përveçse – në TikTok, me gjasë e keni vënë re një teknikë të re, e cila supozohet se i pastron flokët nga produktet e tepërta duke i dhënë më shumë butësi dhe duke i bërë më të shëndetshëm. Siç mund ta shihni në vijim, për të pastruar flokët përdoren gërshërët.

Attention! Clarifying the hair is very important for healthy scalp and hair?‍??

Në pamje të parë, duket një teknikë e sigurt, megjithëse ekspertë thonë se nuk është e këshilluar, sidomos nëse nuk kryhet nga një specialist. Ricky Walters, një drejtues i një salloni bukurie, tha për Yahoo se kjo teknikë në shumicën e rasteve rezulton në shkurtim dhe dëmtim të flokëve.

Kjo metodë e pastrimit të flokëve njihet si “clarifying” dhe përdoret pas një kohe të gjatë të përdorimit të produkteve si llak ose serum, të cilat lënë mbetje në sipërfaqe. Shampot e zakonshme ndodh që të mos largojnë të gjitha mbetjet nga flokët.

Në vend të përdorimit të gërshërëve, mund të përdorni një shampo e cila lexon “clarifying” dhe është posaçërisht për këtë problem. Nëse keni bërë një trajtim flokësh në parukeri, si për shembull një trajtim me keratinë, ka gjasa që të jetë përdorur edhe ky lloj produkti. Shampo të tilla largojnë nga flokët mbetje dhe papastërti të cilat shampoja e zakonshme nuk i heq.

Megjithatë, edhe në këtë rast duhet treguar kujdes në përdorim, pasi nuk mund ta përdorni si shampo të zakonshme sepse largon nga flokët vajrat natyralë dhe lëndët e tjera ushqyese.