SURPRIZË/ Rita Ora sjell këngën e re në gjuhën shqipe (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZË/ Rita Ora sjell këngën e re në gjuhën shqipe (FOTO)

SURPRIZË/ Rita Ora sjell këngën e re në gjuhën shqipe (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka realizuar një intervistë për “20min” në Zvicër, ku ndër të tjera ka rrëfyer lidhjen e saj të ngushtë me Kosovën të cilën mundohet ta vizitojë shpesh, si dhe planet për të ardhmen në muzikë.

Rita preku edhe temën e suksesit të artistëve shqiptarë nëpër botë, duke u shprehur e lumtur për mundësinë e dhënë për të shfaqur talentin në mbarë botën.

“Muzika dhe vallëzimi janë në gjakun tonë. Mendoj se është e mrekullueshme që ne kemi mundësinë të shfaqim talentin tonë në të gjithë botën.”- u shpreh këngëtarja.

E pyetur nëse kishte ndërmend të realizonte një këngë në shqip, Rita e la të hapur këtë mundësi për të ardhmen, duke u shprehur se është diçka që ka shumë dëshirë t’a realizojë.

“Do të ishte e mrekullueshme të bëja një këngë në gjuhën shqipe një ditë.”- rrëfeu këngëtarja.