“Do më duhet ajo b*thë”! Këngëtarja e famshme padashur dërgon koment në vend të një mesazhi në foton e të dashurit të saj – AlpeGossip
“Do më duhet ajo b*thë”! Këngëtarja e famshme padashur dërgon koment në vend të një mesazhi në foton e të dashurit të saj

“Do më duhet ajo b*thë”! Këngëtarja e famshme padashur dërgon koment në vend të një mesazhi në foton e të dashurit të saj

Ju ka rastisur ndonjëherë që i dashuri juaj të ketë postuar ndonjë foto në Instagram ku ka dalë aq bukur dhe ju nuk i rezistoni dot dhe nga emocionet e mëdha ja shprehni dashurinë tuaj me koment dhe jo me mesazh privat?

Ky është rasti i këngëtares Katy Perry me të dashurin e saj Orlando Bloom, me të cilin është rikthyer në një marrëdhënie kohët e fundit, mbas një pauzë një vjeçare.

Aktori kishte postuar foton e një shfaqeje ku ai ka rol kryesor në llogarinë e tij në Instagram dhe këngëtarja i kishte shkruar:

“Do më duhet një sezon i asaj b*the”.

Më pas la një koment tjetër ku shkroi:

“Oops doja të t’a dërgoja në privat”.

Por duke njohur Katy-n dhe natyrën e saj tmerrësisht shumë ngacmuese (e cila meqë ra fjala është një Akrep, kështu që lidhjet mund t’i bëni vetë), komenti nuk ka qenë dhe aq aksidental.

Dy të dashuruarit janë duke ja kaluar më mirë se kurrë bashkë dhe të dy publikisht janë shprehur se pavarësisht jetëve të ndryshme dhe të zëna që kanë, duan t’i japin një shans dashurisë së tyre dhe të punojnë fort për të.