Moderatori shqiptar takon aktorin e famshëm turk, paralajmëron projektin e ri internacional (FOTO) – AlpeGossip
Moderatori shqiptar takon aktorin e famshëm turk, paralajmëron projektin e ri internacional (FOTO)

Moderatori shqiptar takon aktorin e famshëm turk, paralajmëron projektin e ri internacional (FOTO)

Moderatori i dashur nga të gjithë shqiptarët prej ditësh ndodhet në Turqi, një gjë të e kemi parë nga postimet e tij në “Instagram”. Ermal Mamaqi ka qenë në një darkë me kolegen e tij, Almeda Abazin dhe bashkëshortin e saj turk, aktorin e famshëm Tolgahan Sayisman.

Mirëpo Ermali ka treguar se kjo nuk ka qenë thjeshtë një vizitë te disa miq të mirë, por diçka më shumë. Në një nga fotot e publikuar në “Instagram” me moderatoren dhe aktorin turk, Ermali shkruan se një projekt i ri internacional po vjen.

Ende nuk dihet se çfarë po mendon Ermali, por e sigurt është se do të jetë një super projekt dhe në qoftë se aktori turk do të jetë pjesë e këtij projekti, suksesi do të jetë i garantuar sepse ai është një nga figurat më të dashura si në Turqi ashtu edhe në Shqipëri.

 

Kujtojmë se pak kohë më parë aktori Tolgahan Sayisman tha për mediat turke se po shikonte disa nga skenarët e programit “Dancing With The Stars” dhe paralajmëroi se së shpejti do të jetë në Shqipëri, por nuk mendojmë se kjo ka të bëjë me atë që Ermali është duke planifikuar.