“NËNA NA THONTE DO KTHEHEMI”/ Ledri Vula prek me rrëfimin (FOTO) – AlpeGossip
“NËNA NA THONTE DO KTHEHEMI”/ Ledri Vula prek me rrëfimin (FOTO)

“NËNA NA THONTE DO KTHEHEMI”/ Ledri Vula prek me rrëfimin (FOTO)

Ledri Vula i ka prekur të gjithë ndjekësit me postimet e fundit në Instagram, me foto të 20 viteve më parë ku shfaqet realiteti i trishtë të asaj periudhe.

Ledri tregon se edhe ai ka emigruar me të ëmën drejt Maqedonisë me shpresën se nuk do ndodhte asgjë e keqe.

“Në këtë ditë para 20 vitesh, rruga për Maqedoni dukej shumë e gjatë. Vetëm teshat e trupit dhe shpresa se nuk do të ndodhë asgjë e keqe rrugës. Nana voziste dhe tërë kohën na thoshte do të kthehemi, unë nuk e disha a me i besu, a jo”, shkruan Ledri pas disa fotosh shumë prekëse.