DASHURI ME SHIKIM TË PARË/ Carla Bruni tregon si u njoh me Nicolas Sarkozy – AlpeGossip
DASHURI ME SHIKIM TË PARË/ Carla Bruni tregon si u njoh me Nicolas Sarkozy

DASHURI ME SHIKIM TË PARË/ Carla Bruni tregon si u njoh me Nicolas Sarkozy

Këngëtarja e njohur franceze, supermodelja dhe bashkëshortja e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, Carla Bruni ka ardhur në Shqipëri për herë të parë, për të kënduar në 21 qershor në Ditën e Festës së Muzikës në teatrin e Butrintit.

Në një intervistë për “Opinion”, Carla u shpreh se është e nderuar që do këndojë në teatrin e Butrintit dhe zbuloi se bashkë me të do të jetë edhe bashkëshorti, Sarkozy.

Këngëtarja në këtë intervistë me Blendi Fevziun rrëfeu se me Sarkozyn është dashuruar me shikim të parë.

“E kam njohur në një darkë mes miqsh ku ishte i ftuar edhe ai. Ishte një darkë e vogël me 8-10 veta. E dija që do vinte edhe presidenti dhe isha e ftuar nga miq që i njihja prej kohësh ndaj shkova. Ishte dashuri me shikim të parë, ndodhi përnjëherë”, u shpreh Carla.

E pyetur se çfarë e tërhoqi më shumë tek Sarkozy, Carla u përgjigj: “Nuk i them asnjëherë gjërat e mia sekrete, ndjenjat personale, nuk do ta mësoni kurrë të vërtetën sepse është përjetim personal”./Xing.al