PA GJUMË DHE PA PIKË GRIMI/ Jona Spahiu tregon “torturën” që kalon çdo nënë e re – AlpeGossip
PA GJUMË DHE PA PIKË GRIMI/ Jona Spahiu tregon “torturën” që kalon çdo nënë e re

PA GJUMË DHE PA PIKË GRIMI/ Jona Spahiu tregon “torturën” që kalon çdo nënë e re

Viti i parë i fëmijës nuk është i lehtë as për të dhe as për nënën, e cila kalon netë të tëra pa gjumë dhe duhet të ketë fuqi gjatë gjithë ditës.

Vështirësitë dhe lumturitë e një nëne të re na i demonstron herë pas here moderatorja shqiptare, Jona Spahiu.

Sot përmes një postimi, ajo i tregoi ndjekësve të saj se ka harruar kur mund të ketë qenë dita e fundit që ka bërë një gjumë të qetë, pas lindjes së vogëlushit Raiden më 17 shtator të vitit të kaluar.

“Të kujtohet kur bebi jonë flinte gjithë natën dhe unë isha e çlodhur dhe e bukur? As mua”, shkruhej në postimin e Jonës.

 

Në foton e parë, moderatorja shfaqet e kuruar, me flokë të shtrirë dhe një makijazh perfekt. Ndërsa në foton e dytë, Jona tregon gjendjen e saj përtej makijazhit, me flokët e pakrehur, pa pikë makijazhi dhe me një pamje të lodhur.

Për të çdramatizuar pak situatën: Lumturia qëndron përtej këtyre fotove, kur Raiden luan dhe qesh me nënën e tij!