Ditën e djeshme në të gjitha mediat u përhap me shpejtësi lajmi se ish- banorja e ‘Big Brother’ Armela Hyseni ishte prej kohësh e lidhur me një djalë identiteti i së cilit ende nuk dihet. Sipas ‘Panorama Plus’ burime pranë saj kishin treguar se ajo është shumë e dashuruar, mirëpo për arsyet që vetëm ajo i di e ka mbajtur të fshehtë lidhjen.
Megjithatë, lidhur me këto lajme ka reaguar edhe vetë Armela. Ish-banorja e ‘Big Brother’ ka publikuar një nga lajmet në ‘Instastory’ dhe pranë tij ka sqaruar një herë e mirë statusin e saj.
“Armela është një beqare e lumtur”, ka shkruar ajo pranë postimit duke hedhur kështu poshtë lajmet se është në një lidhje serioze.