MENDJE DJALLËZORE/ Shakaja e North për 1 Prill ishte aq e frikshme saqë Kanye West u shokua – AlpeGossip
MENDJE DJALLËZORE/ Shakaja e North për 1 Prill ishte aq e frikshme saqë Kanye West u shokua

MENDJE DJALLËZORE/ Shakaja e North për 1 Prill ishte aq e frikshme saqë Kanye West u shokua

Kim Kardashian ka treguar për herë të parë se vajza e saj North West kishte menduar shakanë më të tmerrshme të 1 Prillit.

38-vjeçarja i tha revistës “ELLE” se vajza e saj 5-vjeçare kishte planifikuar një rreng me vëllain e saj Saint, për të trembur babin Kanye, por ky i fundit nuk u gëzua aspak, përkundrazi.

“Ajo mori ketchup-in dhe më kërkoi që ta përhapte mbi mua në banjë, sikur të ishte një film i keq horror. Pastaj më kërkoi të shtrihesha”.

“Mendova se po luante, ndoshta do të thoshte se isha lënduar, por jo. Ajo i mësoi vëllait Saint sesi të qante dhe të bërtiste “Mami ka vdekur!”

Por shakaja e saj u prish shumë shpejt nga babi Kanye, 41 vjeç, i cili u tha fëmijëve se kjo nuk ishte aspak për të qeshur.

“Kanye nxitoi me vrap lart dhe u tha: ‘Fëmijë kjo nuk është për të qeshur. Kjo nuk është një shaka e mirë’! Unë isha plotësisht dakord”, u shpreh Kim.