PAS VRASJES SË REPERIT/ Noizy thumbon ish-shokët: Shihi dhe miqtë! (FOTO) – AlpeGossip
PAS VRASJES SË REPERIT/ Noizy thumbon ish-shokët: Shihi dhe miqtë! (FOTO)

PAS VRASJES SË REPERIT/ Noizy thumbon ish-shokët: Shihi dhe miqtë! (FOTO)

Kudo në mediat botërore së fundmi është përfolur për vrasjen e reperit Nipsey Hussle, në Los Angeles.

33-vjeçari u ekzekutua ditën e dielë teksa po qëndronte me 2 persona jashtë dyqanit të tij të veshjeve.  29-vjeçari Eric Holder ndërkohë është arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e reperit.

Mirëpo ditën e sotme është bërë virale një foto ku shihen Nipsey Hussle së bashku me Eric Holder në një foto me disa shokë të tjerë.

Foton në fjalë e ka shpërndarë edhe Noizy i cili përmes saj ka thumbuar ish-shokët e tij duke mbishkruar: “Armiku, armik ngelet. Nganjëherë shikoji dhe miqtë!”

Juve si ju duket, ka të drejtë, apo jo?