Tuna unike në klipin e ri/ Këngëtarja bashkëpunon me stilisten e Madonës (FOTO) – AlpeGossip
Tuna unike në klipin e ri/ Këngëtarja bashkëpunon me stilisten e Madonës (FOTO)

Tuna unike në klipin e ri/ Këngëtarja bashkëpunon me stilisten e Madonës (FOTO)

Chonga” ishte kënga që e riktheu gjatë kësaj vere, këngëtaren Tuna në tregun muzikor shqiptar, pasi mungoi për më shumë se 2 vite për t’u kujdesur për vogëlushin e saj, Tian! Dhe duket se këngëtarja nuk do të pushojë më, pasi është drejt përfundimit të klipit të rradhës. Madje, gjatë ditës së sotme Tuna na ka prezantuar në profilin e saj në “Instagram” me pamjen që ajo do të ketë gjatë klipit.

Për “Prive”, Tuna ka rrëfyer se i ka besuar për veshjen stilistes Nange Magro, e cila është autore e shumë veshjeve të figurave të njohur botërore. Tuna ka zgjedhur të mbajë veshur një kostum të verdhë Lateksi, të cilën e ka kombinuar edhe me ngjyrat e make up-it.

Stilistja Nange Magro, e specializuar dhe më e mira në botë për veshjet prej Lateksi dhe ka punuar me emra të famshëm si Madonna, Nicki Minaj dhe Kylie Jenner.