U zhduk krejt pa pritur, shikoni çfarë i ka ndodhur ish-Sophies së Arjan Çanit (FOTO) – AlpeGossip
U zhduk krejt pa pritur, shikoni çfarë i ka ndodhur ish-Sophies së Arjan Çanit (FOTO)

U zhduk krejt pa pritur, shikoni çfarë i ka ndodhur ish-Sophies së Arjan Çanit (FOTO)

Të gjithëve na është dukur e çuditshme mënyra e dyshimte e largimit të Andonia Dobit, e njohur ndryshe si Sophia e Arian Çanit, nga emisioni “Zonë e lirë”.

Por mesa duket ajo paska pasur një shkak! Ditën e djeshme Andonia lajmëroi shtatzëninë dhe me sa duket, nga format e rrumbullakosura, e reja duhet të jetë në ditët e fundit të shtatzënisë.

Ajo postoi një foto me partnerin ku tregon barkun nën një fustan të bardhë dhe elegant. Të dy, bashkë me miqtë e tyre kishin organizuar një babyshower për princeshën e vogël që pritet të vijë në jetë.

“Bebes sonë: Nuk të kemi takuar akoma por mami dhe babi janë kaq të dashuruar me ty sa fjalët nuk mund ta përshkruajnë. Ne ndjejmë çdo lëvizje, gjuajtje tënden dhe dita jonë bëhet më e bukur. Deri tani nuk e kisha imagjinuar kurrë që në botë ekziston një ndjenjë e tillë. Ne falenderojmë Zotin çdo ditë që na dha mundësinë të jemi prindërit e tu. Mami dhe babi të duan më shumë se jetën e tyre”, shkruan Andonia krahas fotots.