GJEST I VEÇANTË/ Alfio bën tatuazh për beben që do vijë në jetë – AlpeGossip
GJEST I VEÇANTË/ Alfio bën tatuazh për beben që do vijë në jetë

GJEST I VEÇANTË/ Alfio bën tatuazh për beben që do vijë në jetë

Muajin e kaluar Fatma dhe Alfio konfirmuan lajmet që prej kohësh qarkullonin në media. Çifti me anë të një fotoje shumë të bukur deklaruan se së shpejti do bëhen prindër. Fatma mbante në duar ekografinë e bebes ndërsa Alfio një kapele me mbishkrimin ‘Baba’.

Shefi i kuzhinës sot ka bërë edhe një tatuazh shumë të veçantë për beben që do vijë në jetë.

Alfio ka vizatuar një tollumbace me një zemër brenda dhe tek fija shkruhet ‘Baba’.

“Jane disa momente te bukura ne jete kur zemra te del nga vendi. Keto çaste une dua ti mbaj ne lekure. Mezi po te pres”, shkruan Alfio.

Çifti nuk e ka bërë ende të ditur gjininë e bebes pasi siç ka treguar Alfio, ata janë pak supersticiozë.