Albërie Hadërgjonaj flet hapur për operacionet plastike: “Jam bërë si Pinoku” – AlpeGossip
Albërie Hadërgjonaj flet hapur për operacionet plastike: “Jam bërë si Pinoku”

Albërie Hadërgjonaj flet hapur për operacionet plastike: “Jam bërë si Pinoku”

Këngëtarja shqiptare Albëria Hadërgjonaj në një intervistë me vogëlushët e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” ka pranuar se ka bërë operacione plastike.

“Kam bërë ndërhyrje estetike. Kam qënë një dëshirë si të gjithë të rejat, tani po përpiqem të kthehem në identitet. Po e pranoj që kam zgjat icik hundën. Jam bërë si Pinoku. Nëse gjithkush ka diçka që nuk i pëlqen, nuk ka ndonje gjë të keqe, të shkojë tek doktori” – tha Hadërgjonaj.

Ndërsa e pyetur nëse ka tatuazhe në trup, Albëria tha se i vetmi tatuazh që ka janë vetullat.

“Kam bërë tatuazh vetullat se në atë kohë filloi një periudhë shkallimi. Por po tentoj t’i heq”– u shpreh këngëtarja.

Albëria u dha të drejtë të gjithë fansave të saj, që shprehen se ajo ishte më simpatike pa operacione plastike.