“HAPAT E TUA DO LËNË GJURMË NË HISTORI”/ Aktorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
“HAPAT E TUA DO LËNË GJURMË NË HISTORI”/ Aktorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë (FOTO)

“HAPAT E TUA DO LËNË GJURMË NË HISTORI”/ Aktorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë (FOTO)

Aktorja simpatike, e cila u bë e famshme nga seriali “Ç’ka ka shpija”, Fiona Gllavica është bërë këtë të enjte nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja përmes një postimi në rrjete sociale.

Fiona ka sjellë në jetë një djalë të cilit i kanë vendosur emrin Lekë. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet i shoqi duke puthur këmbën e vogël të vogëlushit.

“Ditën që e kuptova se ti do të vije në këtë botë, të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia nisën me u thurrë mbi ty. Ditën që dëgjova rrahjet e zemrës tënde e kuptova sa bota ime gjendet brenda meje, e do të marrë tjetër kuptim kur ti do të jesh këtu. Herën e parë që të ndjeva brenda meje e kuptova që hapat e t’u do të lënë gjurmë në historinë tonë. Nuk paska fjalë per ta pershkruar ndjenjën kur të morra ne krahët e mi! Lekë i vogli jonë mirë se erdhe! Ëngjulli i nanës, drita që do të më përcjellë…”, ka shkruar Fiona krahas fotos.