“JANË PËRDORUR LENTET E FILMIT FAST & FURIOUS 8″/ Ermal Mamaqi zbulon shifrën marramëndëse të “I Love Tropoja” – AlpeGossip
“JANË PËRDORUR LENTET E FILMIT FAST & FURIOUS 8″/ Ermal Mamaqi zbulon shifrën marramëndëse të “I Love Tropoja”

“JANË PËRDORUR LENTET E FILMIT FAST & FURIOUS 8″/ Ermal Mamaqi zbulon shifrën marramëndëse të “I Love Tropoja”

Ermal Mamaqi po përgatitet për premierën e “I Love Tropoja”, ndërsa prononcimet në media nuk kanë qenë të pakta. Duke u siguruar që gjithmonë të zbulojë detaje të reja, mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’, Mamaqi ka folur për prodhimin e filmit.

Siç thekson dhe vetë ai, produksioni ka qenë i kushtueshëm dhe jo pa arsye. Përpos faktit se filmi është i metrazhit të gjatë, kasti i aktorëve, ekipi, ashtu sikurse edhe pajisjet kanë patur kosto të larta. Ermali ka rrëfyer se si një prodhim i pavarur nga QKK apo të tjera institucione shtetërore, buxheti është ngritur mbi bazën e sponsorave, njëkohësisht mbështetësit kryesorë të filmit.

“Filmi ka kushtuar mbi 700,000 mijë euro deri tani, sepse është një projekt që ka një ekip nga Kosova dhe Turqia dhe aparaturat dhe teknologjia është e nivelit të fundit”, ka rrëfyer Mamaqi, duke shtuar se një investim i madh ka shkuar edhe për përdorimin e lenteve të kamerës, të cilat më parë janë përdorur për filmin hollivudian “Fast & Furious 8”.