Pornostarja amerikane: Ja si ishte seksi me Donald Trump – AlpeGossip
Pornostarja amerikane: Ja si ishte seksi me Donald Trump

Pornostarja amerikane: Ja si ishte seksi me Donald Trump

Një pornostare amerikane pretendon se ka bërë seks me Donald Trump, ndërkohë që e shoqja Melania ishte në shtëpi me djalin e sapolindur.
Stormy Daniels, 38 vjeç, deklaroi një javë më parë se nuk ka shkuar me presidentin amerikan dhe nuk është paguar 130 mijë dollarë për të heshtur.

Por një revistë publikoi sot një intervistë të plotë me të, në lidhje me aferën e vitit 2006.

Duke folur për revistën ‘In Touch’në vitin 2011, ajo tha: “Seksi ishte i zakonshëm. Ai ishte pak a shumë ‘hajde këtu’, unë isha ‘uf, hajt po e bëjmë’”.

“Aktualisht nuk e mbaj mend mirë se përse e bëmë, por mbaj mend se teksa po bënim seks, mendoja: “Të lutem, mos tento të më paguash”.

Më pas mbaj mend që po mendoja: “Vë bast se nëse më paguan, do jenë shumë”.”

Stormy, emri i së cilës është Stephania Clifford, u takua me presidentin në një turne golfi, tre muaj pasi i kishte lindur djali Barron.

Ai e ftoi për darkë.

Pornostarja thotë se presidenti i premtoi që ta fuste në botën e shoubizit.

Ajo pretendonte se marrëdhënia mes tyre vazhdoi edhe pas asaj nate.