Roza Lati ishte si ‘lule mos prek’, e ëma i jep të hajë baltë që të… – AlpeGossip
Roza Lati ishte si ‘lule mos prek’, e ëma i jep të hajë baltë që të…

Roza Lati ishte si ‘lule mos prek’, e ëma i jep të hajë baltë që të…

Rita dhe Roza Lati kanë marrëdhënie shumë të mirë dhe të afërt me njëra-tjetrën, pasi aktorja e njohur zgjodhi që ta rrisë e vetme vajzën.

Me kalimin e festës së gruas, Roza zgjodhi që të ftojë nënën e saj në emisionin ‘Why Not’ për ta pyetur rreth disa momenteve të jetës, të cilat publiku nuk i di.

Ndër to është se moderatorja ka ngrënë baltë kur ishte 3 vjece, gjë e cila ndodhi pasi e ëma kërkonte që ta bënte pjesë të shoqërisë.

“Më vjen mirë dhe s’më vjen mirë. Nuk humb asgjë të tregosh disa gjëra apo dukem si e keqe. Roza, në kopësht që fëmijët me baltë dhe ti që ishe lulja mos më prek, as lule, as dhe, as bar, kjo më bën pis, këtë se prek. Më thonë ato edukatoret, po më vjen keq, si e keni mësuar këtë kështu, asgjë nuk prek se bëhet pis, vetëm në cep dhe nuk loz. Në fakt, nuk ishte problemi im. Të mora, të llakacita me baltë që të lozje si gjithë të tjerët dhe ti e hëngre baltën”, tha Rita.

Pavarësisht se ka qenë shumë e turpshme, tani Roza është ndër vajzat më me ndikim në rrjete sociale ku numëron mijëra ndjekësa.