‘O zot nuk ka mundësi’, Xhemi Shehut i sjellin fobinë e saj në emision – AlpeGossip
‘O zot nuk ka mundësi’, Xhemi Shehut i sjellin fobinë e saj në emision

‘O zot nuk ka mundësi’, Xhemi Shehut i sjellin fobinë e saj në emision

Xhemi Shehu surprizoi mbrëmë në “Dua të të bëj të lumtur” një vajzë të vogël me emrin Ajsi e cila e kishte idhull moderatoren. Por Xhemi u surprizua edhe vetë më pas kur Arbana i solli në studio aktorët e “Portokallisë”.

 

Ata i kishin sjellë Xhemit një dhuratë nga Renada Caci, e njohur si “Luzja” dhe moderatorja sikur e parandjente që brenda kishte fobinë e saj më të madhe.

“O zot nuk ka mundësi”, u shpreh Xhemi teksa vuri duart në kokë dhe refuzoi ta hapte pakon, por aktorët insistuan.

Më pas moderatorja e hapi dhe brenda ndodheshin disa kuti me shkrepse të cilat Xhemi i ka fobi.

 

Ajo tregoi se shkrepseve nuk ka dëshirë që t’i thotë as emrin e jo më që t’i prekë me dorë.