Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk Tolga një muaj më parë u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë Efehan.
Almeda nuk ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale pasi i është dedikuar tërësisht rritjes së djalit. Ajo pak më parë i është përgjigjur pyetjeve të fansave ku dhe ka zbuluar shumë të pathëna nga shtatzënia dhe mëmësia.
Almeda ka rrëfyer se të qënurit nënë është një ndjesi e papërshkrueshme teksa ka zbuluar dhe se i flet shqip vogëlushit që tani.
“Efehan’it i flas dhe i këndoj vetëm shqip”, ka shkruar Almeda teksa më vonë ka zbuluar dhe se sa kilogram ka humbur që nga lindja.
“Shtova 16 kg gjatë shtatzënisë dhe humba 8 kg mbas lindjes, por vetëm duke dhënë gji. Nuk kam filluar akoma dietën dhe fitness.”, përfundon Almeda.