Mbrëmjen e së premtes, kryetari i bashkisë së Prishtinës Shpend Ahmeti shpalli burrë e grua, reperin Gjiko dhe moderatoren Elita Rudi në një ceremoni madhështore. Një dasmë magjike, që u kthye në një koncert madhështor nga zërat më të mirë të Kosovës, të cilët festuan për dashurinë e çiftit.
Vetëm disa orë pas dasmës, ka reaguar për herë të parë edhe dhëndri më i ri i Showbiz-it shqiptar, i cili në një postim në profilin e tij në “Instagram” bën urimin e veçantë për të shoqen
“Sapo i vumë themelet e familjes tonë! Ishalla me shumë beba, gruaja jem” – shkruan krahas fotos, ku shfaqen duke prerë tortën gjigande”.