NË NJË MENDJE/ VIP-et shqiptare zgjedhin çantat më “in” të momentit – AlpeGossip
NË NJË MENDJE/ VIP-et shqiptare zgjedhin çantat më “in” të momentit

NË NJË MENDJE/ VIP-et shqiptare zgjedhin çantat më “in” të momentit

Nëse mendonit se veshja është problemi më i madh që kanë vajzat, gaboheni. Gjetja e aksesorëve që shkojnë me veshjen është ‘hall’ më vetë për shumë vajza, e sidomos kur vjen çeshtja tek çanta. Mirëpo falë tendencave të reja kemi mundësinë të zgjedhim çanta me forma nga më të ndryshmet që na bëjnë të ndihemi komode e në të njëjtën kohë shumë ‘trendy’.

Ndërkohë edhe falë Instagramit kemi mundësi të jemi më afër trendeve të fundit duke u frymëzuar nga vajzat stil që dinë se çfarë është ‘in’ për momentin.

Kështu në showbizin shqiptar vajzat që kanë shije në të veshur dhe në kombinim janë të shumta e secila prej tyre karakterizohet nga një stil i veçantë mirëpo për çantat e momentin duket se bien në një mendje.

Sara Hoxha, Jona Spahiu, Lori Hoxha, Loredana dhe Arbana Osmani kanë zgjedhur çantën e vogël ‘Prada’ e cila është shumë e kërkuar nga VIP-at e huaj, si edhe bloggerët botërorë.

Ky stil vjen në disa ngjyra të ndryshme por vajzat tona kanë zgjedhur versionin ‘nude’ ndërsa Sara dhe Arbana me raste e preferojnë edhe në ngjyrë të zezë.

Armina Mevlani, Ariana Fejzullahu, Oriola Marashi kanë bërë si zgjedhje çantën ‘Dior’. Ky model ka një formë ndryshe nga të tjerat pasi vjen si hark, ndërsa anësore ka zinxhirë që formojnë emrin e markës.

Oriola dhe Ariana kanë rënë në një mendje për ngjyrën ndërsa Armina ka preferuar diçka më klasike.

 

Çanta që po ‘çmend’ bloggeret e huaja e që së shpejti do bëjë namin edhe në vendin tonë është zgjedhur nga Lori Hoxha dhe Nevina Shtylla. Mund të duket si model i çuditshëm mirëpo kjo çantë është tejet komode pasi mbahet lehtësisht në dorë ose me krah.

 

Nëse akoma nuk e keni zgjedhur se çfarë do ti dhuroni partneres suaj në këtë 14 shkurt, çantat që ju sugjeruam më sipër do ishin dhurata perfekte!