Joana Gjuzi, ish-konkurrentja e realityshow-t më të famshëm në Shqipëri, Big Brother Albania, prej kohësh është larguar nga syri i medias dhe që prej një viti e dy muajsh ka nisur jetesën në Angli.
Pas prishjes së martesës në Greqi, ajo ka vendosur të shijojë jetën single dhe të punojë fort për të arritur qëllimet e saj. Për “Panoramaplus”, Joana ka rrëfyer planet për vitet e ardhshme dhe me çfarë po merret për momentin.
“Kam nisur jetë të re këtu në Angli, ku do i përkushtohem karrierës për një 5-vjeçar të mirë. Qëllimi im është punë, vetëm punë dhe paund. Punoj 6 ditë të javës, paradite farmaciste në “Boots”, që është një kompani e madhe dhe pasdite si dentiste deri në 23:00 të natës me pacientë shqiptarë që janë pa dokumente këtu”.- rrëfen ajo.
“Unë jam duke festuar këtë Shën Valentin me instrumentet mjekësorë dhe pacientët e mi. Punoj 16 orë në ditë dhe puna s’më lë kohë për lidhje. Kështu që vazhdoj të jem një beqare në karrierë, këtu në kryeqytetin e ëndrrave. Vërtet lodhem shumë, por e di që pas një periudhe do të jem në majë të piramidës. Po kjo s’do të thotë që s’dal për takime, për njohje, pasi këtu ka djem shumë të bukur. Italianët dhe spanjollët janë super, francezët eh, anglezët larg nesh nuk përshtatemi fare, skocezët po, gjermanët merre me lëng se mishi mbaroi, polakët dhe rusët jo sepse pinë shumë, as rumunët jo, grekët jo e jo se këtu janë djem pa nivel. Ndërsa për portugezët, brazilianët, djemtë e Amerikës Latine e aziatikët jo, pasi janë me ngjyrë dhe unë jam pak raciste. Kështu që mbetem mes italianëve dhe spanjollëve”- vazhdon Joana.
“Unë me gjithë ato eksperienca, kam vendosur që ose të zgjedh një mashkull ‘all inclusive” ose do rri beqare. Ose e fundit fare do të zgjedh një donator me gjene të forta e do të kem një fëmijë për jetën time. Këtu shumica janë nëna beqare. Ka lezet!
Ardhja në Londër më bëri të kuptoja shumë rreth unit e personalitetit tim. Nuk e dija që kisha kaq shumë ego dhe ambicie pozitive dhe s’kam frikë nga vetmia. Kur vjen fundi i muajit dhe mbushet llogaria, aty kam një ndjesi që s’di si ta përshkruaj! Ndihem kaq e sigurt si asnjëherë në jetën time”- ka përfunduar ajo.