“KAM BËRË GJITHÇKA PËR TË MBIJETUAR”/ Cardi B flet për videot që bënë xhiron e rrjetit – AlpeGossip
“KAM BËRË GJITHÇKA PËR TË MBIJETUAR”/ Cardi B flet për videot që bënë xhiron e rrjetit

“KAM BËRË GJITHÇKA PËR TË MBIJETUAR”/ Cardi B flet për videot që bënë xhiron e rrjetit

Cardi B është një nga reperet më të suksesshme në botë, por dikur ajo ka qenë një striptiste dhe kjo ishte e vetmja mënyrë në atë kohë për të nxjerrë jetesën. Pikërisht nga ajo periudhë kanë qarkulluar disa video ku thuhej se reperja dhunonte meshkuj dhe përdorte mbi ta substanca të ndaluara. Pikërisht për ato video ka folur së fundmi Cardi B, duke pranuar se nuk është krenare për të shkuarën, por nuk mund ta ndryshojë dot. “Në atë kohë kisha shumë pak mundësi zgjedhjeje. Jam e lumtur që kam dalë nga ajo jetë, por shumë femra nuk kanë mundur t’ja dalin. Kurrë nuk i kam justifikuar veprimet e mia dhe nuk i kam bërë pjesë të teksteve muzikore këto tema, pasi nuk dua t’i promovoj. Kam bërë gjithçka duhej për të mbijetuar”,-ka shpjeguar reperja.

Sot, pas 3 vitesh, Cardi B ka një jetë komplet tjetër dhe së fundmi është bërë nënë për herë të parë, ndërsa pasuria e saj kap vlera marramendëse.