Seldi vjen me videoklipin më të ri “Thyhen gotat” (VIDEO) – AlpeGossip
Seldi vjen me videoklipin më të ri “Thyhen gotat” (VIDEO)

Seldi vjen me videoklipin më të ri “Thyhen gotat” (VIDEO)

Vitin që kaloj Seldi ishte ndër këngëtaret më të komentuar të estradës, kjo pas fejesës së tij me Mimoza Shkodrën, lajm që befasoi të gjithë. Ndërsa më vonë çifti erdhi edhe me bashkëpunimin e dytë më radhë, por tani si të fejuar. “Dashni” u pëlqye mjaftë shumë nga fansat e tyre.

Por Seldi sot ka lansuar videoklipin e tij të radhës, por kësaj radhe solo. Kënga mban titullin “Thyhen gotat” dhe i takon zhanrit baladë.
Videoklipi i përshtatet mjaftë shumë edhe stinës së dimrit, teksa muzikën e ka bërë Alsked Rrenja.