Pas një sëmundje të rëndë, mbretëresha e muzikës ‘soul’, Aretha Franklin, ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare dhe lajmi u bë i ditur edhe nga familjarët e këngëtares përmes rrjeteve sociale.
Vdekja e saj i ka prekur të gjithë artistët e estradë posaqërisht ata që u rritën me muzikën e saj.
Është kjo këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata e cila ka publikuar një video në Instagram ku shpreh ngushëllime për vdekjen e Franklin.
“U prehsh në paqe mbretëreshë e shpirtit. Muzika dhe dashuria jote do jetoj gjithmonë me neve. Faleminderit që ke nda dhuratën më të madhe të të gjitha kohërave. Respekt”, ka shkruar ajo.