PËR SHKAK TË MEGHAN-it/ Miqtë e Harry-t tregojnë si ndihet ai pas largimit nga mbretëria – AlpeGossip
PËR SHKAK TË MEGHAN-it/ Miqtë e Harry-t tregojnë si ndihet ai pas largimit nga mbretëria

PËR SHKAK TË MEGHAN-it/ Miqtë e Harry-t tregojnë si ndihet ai pas largimit nga mbretëria

Pasi lajmëruan largimin nga familja mbretërore duke humbur edhe titujt e tyre, Harry dhe Meghan Markle kanë nisur jetën e re në Kanada.

Ata janë zhvendosur së bashku me të voglin e tyre, Archie dhe dy qentë e shtëpisë.

Tashmë ata i janë kthyer normalitetit jashtë familjes mbretërore dhe thuhet se Meghan do i rikthehet pasionit të saj, aktrimit.

Por largimi duket se nuk është aspak i lehtë për Harryn.

Ndryshe nga Meghan, ai nuk po e përjeton mirë qëndrimin larg familjes.

Një prej miqve më të mirë të Harry-it, Nacho Figueras ka treguar së fundmi se ai nuk është aspak mirë.

“Ai ka vuajtur shumë nga gjithë gjërat e fundit që kanë ndodhur. E vuan shumë faktin që njerëzit e paragjykojnë.”

Nacho shton se ai tani po përkushtohet tek familja e tij e vogël dhe do i mbrojë me çdo kusht.

“Ai po bën 100% rolin e babait. Po mbron “këlyshin” dhe “luaneshën” e tij me çfarëdo lloj çmimi! Është një njeri i mrekullueshëm, një burrë për të cilin mamaja e tij do të ndiheshe krenare.”- përfundoi ai.

Në fjalimin e fundit si princ, Harry tregoi se arsyeja që e shtyu më shumë për t’u larguar ishte Meghan. Ajo nuk po përshtatej aspak me jetën në mbretëri.