“ËSHTË VAJZË E RRITUR”/ Kiara u “sulmua” nga opinionistët, Ronaldo tregon pse nuk e mbrojti: Brenda kishte Luizin që… – AlpeGossip
“ËSHTË VAJZË E RRITUR”/ Kiara u “sulmua” nga opinionistët, Ronaldo tregon pse nuk e mbrojti: Brenda kishte Luizin që…

“ËSHTË VAJZË E RRITUR”/ Kiara u “sulmua” nga opinionistët, Ronaldo tregon pse nuk e mbrojti: Brenda kishte Luizin që…

I ftuar në emisionin e mëngjesit në “Wake Up”, Ronaldo Sharka ka folur për eksperiencën e tij në “Big Brother”.

Ndër të tjera, i pyetur se si e komenton përballjen e Kiarës me opinionistët në spektaklin e kaluar të BBV2, Ronaldo u shpreh se kanë marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale për këtë gjë, por që sipas tij ndonjëherë është më mirë që njerëzit duhet t’i lësh të vetëmbrohen dhe nuk dëshironte të bëhej protagonist me një situatë që nuk i përket.

Ronaldo Sharka: Unë kam marrë shumë komente dhe mesazhe për këtë, “pse nuk e mbrojte Kiarën

Blendi Salaj: Çfarë të lidh ty me Kiarën?

Ronaldo Sharka: Unë nuk kam shkruar aty në bio që jam ministri i Mbrojtjes. Me Kiarën na lidh një marrëdhënie e mirë që kemi kaluar brenda në shtëpi, jemi takuar disa herë jashtë, kemi komunikuar dhe jemi shokë që po vazhdojmë këtë raportin e nisur nga “Big Brother”. Unë mendoj që ndonjëherë edhe njerëzit që i kemi xhan vërtet, duhet t’i lëmë edhe të vetëmbrohen. Në shtëpi kishte fatin që me dominancën e tij shpesh e mbronte dhe Luizi, por Kiara është vajzë e rritur, është moderatorë e njeh televizionin, i njeh situatat dhe ishte situata e saj, nuk doja të bëhesha protagonist me një situatë që nuk më përket dhe nuk dua ndonjëherë të mbroj njerëzit që shoh se mund të vetëmbrohen dhe mu duk e tepërt ndërhyrja, prandaj nuk e bëra.

Enxhi Nasufi: Pra mendon që duheshe mbroheshe vetë?

Neada Muçaj: Ishte një lloj sulmi qoftë nga opinionistët apo nga Tea me pyetjet e herë pas hershme?

Blendi Salaj: Tabelë qitje u bë!

Ronaldo Sharka: Unë me të dy opinionistët kam krijuar një marrëdhënie relativisht të mirë, u bë shumë kohë që kam dalë dhe na rastis aty të jemi, ndoshta ata mund të kenë të drejtë në mënyrën se si arsyetojnë dhe logjikojnë lojën e Kiarës, por ndoshta mënyra e shprehjes nuk ishte aq e bukur, fjala bie “ti i lexove mesazhet”. Ne nuk e dimë se kush i shkruante Kiarës dhe çfarë mesazhe i vinin Kiarës, e mësonin apo jo Kiarën të fliste. Mendoj që duhet balancuar pak më shumë mënyra se si shprehen, por ata janë opinionistët e zgjedhur nga “Big Borther”.